TUSCAN LIGHT

YEAR:
2025

CATEGORY:
Residential

CITY:
Tirana

COUNTRY:
Albania

Projekti i referohet një shtëpie pushimi që zhvillohet në të njëjtin nivel, në një kodrinë të pjerrët në zonën e Linzës.
E orientuar nga lindje–perëndim, trualli ofron një pamje të drejtpërdrejtë të Tiranës.
Projekti i referohet një shtëpie pushimi që zhvillohet në të njëjtin nivel, në një kodrinë të pjerrët në zonën e Linzës. E orientuar nga lindje–perëndim, trualli ofron një pamje të drejtpërdrejtë të Tiranës.

Ideja kryesore është ruajtja dhe dizenjimi i gurëve dhe materialeve të vilës, për të sjellë frymën e një zone provinciale italiane në periferinë e Tiranës.

Vëllimi i rregullt i vilës, duke u kombinuar me pjesët nëntokësore të shtëpisë, si edhe me peizazhin e jashtëm, korrespondon me konceptin e përqafimit të topografisë në lidhje me volumin e pastër të ndërtesës.

Kështu, fragmentet e propozimit arkitektonik krijojnë një ndërhyrje të butë arkitekturore, duke theksuar transformimin e terrenit më shumë sesa volumin e jashtëm të vilës.

Objekti simbolizohet nga implementimi i materialeve të veçanta, ku gurët janë gdhendur dhe formësuar në format dhe përmasat e veta unike, duke e bërë këtë proces një element dallues dhe identitet kryesor të projektit.

Detaje të tjera, si ballkone të vogla me dalje të shtrirë rreth 50 cm, krijojnë hapësira intime të jashtme pa ndërhyrë në volumet elegante të fasadës.

Dritaret me ngjyrë i japin fasadës ritëm dhe ndriçim të butë, duke nxjerrë në pah karakterin klasik, ndërsa kangjellat prej hekuri të punuar përbëjnë një detaj dekorativ që dialogon me estetikën provinciale.