WOOD CABIN
AREA:
80M2
YEAR:
2025
CATEGORY:
Hospitality
CITY:
Dajt,Tirana
COUNTRY:
Albania
Shtëpi në pemë, kabina druri te fshehura - popullariteti afatgjatë i akomodimeve emocionuese nuk është për t'u habitur; shumë prej nesh duan të lënë pas zhurmën e qytetit herë pas here dhe të afrohen me natyrën. Shtëpitë moderne në pemë ofrojnë këtë përvojë.
Mund të tërhiqemi në një shtëpi në nivelin e tendës ose në një kabinë me këmbë për të parë jetën e egër të pyllit të qetë, për të dëgjuar fëshfërimën e gjetheve ose për t'u zhytur në pamjen që shpaloset para nesh.
The Hidden Cabin , ngrihet mbi tokë me ndihmën e këmbëve metalike. Kjo kabinë është projektuar për ata që duan të ngrihen mbi tokën dhe nxitimin e jetës së përditshme për t'u fshehur në një shtëpi të vogël komode dhe për të parë botën nga një perspektivë e re.
Kjo kabine druri e vendosur në një mjedis idilik në majë të kodrave të Dajtit , funksionon si shtëpi mysafirësh ose studimi. E ndërtuar nga forma bazë, ndërtesa e formuar është një përgjigje bashkëkohore ndaj fantazisë së shtëpisë në pemë.
E vendosur në një shpat të pjerrët kodre, the Hidden mbështetet në këmbë me sturkturë metalike .
Kabina është e mbuluar me dërrasa larshi në nuancë mjalti . Një kalim i ngushtë në anë të shtëpisë , të çon e oborrin e qetësise , ku të mirëpret një pishinë mes pishave dhe pamja e qytetit .
Tekton08 Studio shquhet për qasjen e saj të hollësishme ndaj materialeve dhe hapësirave, duke interpretuar konceptin e projektit në mënyrë që estetika, funksionaliteti dhe ndjesia perceptuale të harmonizohen në çdo element.
Çdo vendim mbi materialet – nga përzgjedhja e sipërfaqeve deri te kombinimi i teksturave dhe tonaliteteve – lidhet me volumet, ndriçimin dhe dinamikën e hapësirës.
Rezultati është një realizim i projektit me precizion të lartë, ku 99% e renders përkthehen besnikërisht në zbatim, duke siguruar që vizioni arkitektonik të materializohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të integruar me ambientin.
GALLERY


