DENTAL CLINIC

AREA:
110M2

YEAR:
2025

CATEGORY:
Commercial

CITY:
Tirana

COUNTRY:
Albania

Klinika e re “White Space” – Nadia SMILE DENTAL , në qytetin e Tiranës, ka një sipërfaqe prej afërsisht 110 m² në katin përdhes me hapësirë shtesë në gjysmë katin e saj, I cili shtrihet në formën e një duplexi.

Janë parashikuar dy zyra dentare që lidhen me njëra-tjetrën dhe hapësira mbështetëse përkatëse (tualete dhe dhomë zhveshjeje), hapësira e sterilizimit , hapësira pritjeje dhe një zyrë më private.

Konfigurimi i klinikës favorizon shpërndarjen e zyrave dentare pranë dritares në perëndim, ku dimensionet janë më bujare dhe të përshtatshme.
Bazuar në këtë parapërcaktim, hapësirat publike (pritja dhe qarkullimi) janë rregulluar drejt së njëjtës dritare të përparme në hyrje, duke lënë hapësirat teknike dhe mbështetëse të zhvendosura në zonat e brendshme dhe në katin e sipërm.

Organizimi funksional përcaktohet nga zona e sipërme e paraqitur me shkallë që ndan zonimin publik dhe privat. Ndarja e posteve të punës konfiguron në xhama të medhenj e transparentë për ti dhënë ambjentit vertikalitet dhe madhështi. Ky koncept nuk lidhet me linja të drejta e të pastra, por me linja që përqafojnë harqet dhe lakimin , për ti dhënë funksioneve kapacitetin dhe hapësirat e nevojshme .

Materialiteti i propozuar përcjell një mjedis të rehatshëm dhe mirëqenieje.
Përfundimet janë të prekshme dhe natyrale.
Dyshemeja prej vinili "me ngjyrë rëre" garanton rehati vizuale, ndërkohë që përmbush kërkesat e rezistencës dhe higjienës. Hapësirat private ndjekin të njëjtin qëllim estetik.
Ky projekt në Tiranë nga Tekton08 Studio artikulon një hapësirë ku funksioni dhe qetësia vizuale bashkëjetojnë, duke reflektuar minimalizëm, transparencë dhe pastërti—një gjuhë arkitektonike që mbijeton dekadave përmes harmonisë që krijon !