CRÈME & CROISSANT
SIPËRFAQJA:
40M²
VITI:
2025
KATEGORIA:
Hotele & Restorante
QYTETI:
Tiranë
VENDI:
Shqipëri
Crème & Croissant është një pasticeri e vogël e frymëzuar nga eleganca franceze, projektuar me qasje arkitektonike që balancohet midis funksionalitetit dhe estetikës.
Ngjyrat pistacchio dhe druri pino krijojnë një dialog të ngrohtë mes materialeve natyrale, ndërsa muret krem pastel shërbejnë si sfond i qetë që thekson volumet dhe linjat e mobiljeve.
Rafte të hapura prej druri dhe letra murale dekorative me reliefe delikate krijojnë ritëm vertikal, duke i dhënë hapësirës dimension dhe karakter.
Ndriçimi i fshehtë, i integruar në linjat e mobiljeve, thekson teksturat dhe proporcionet, duke krijuar një ambjent intim të harmonizuar vizualisht.
Vetratat e mëdha lejojnë dritën natyrale të depërtojë në hapësirë, duke nxjerrë në pah produktet artizanale dhe duke sjellë një ndjesi gati parisiene.
Çdo element arkitektonik është i menduar për të balancuar linjat e pastra, proporcionet dhe materialet, duke krijuar një hapësirë që kombinon sofistikimin francez me funksionalitetin bashkëkohor.
GALERI



