AREA:
140M2

YEAR:
2025

CATEGORY:
Residential

CITY:
Tirana

COUNTRY:
Albania

Ky apartament është krijuar për të mbështetur jetesën bashkëkohore përmes riorganizimit të hapësirave dhe jo përmes zëvendësimit strukturor. A Gentle H është një apartament minimal me një sipërfaqe prej 140 m², i vendosur në Tiranë, i dizajnuar për të ofruar hapësira më të mëdha dhe ndjesi volumetrike.
Dizajni është i organizuar rreth një zone publike të integruar që bashkon korridorin, një kuzhinë të hapur me një ishull të dedikuar për përgatitjen e pijeve apo kafesë së mëngjesit, si edhe një tavolinë ngrënieje katrore, e cila njëkohësisht shndërrohet në rrethore duke akomoduar deri në 6 persona.

Një pikë e fortë e apartamentit janë ngjyrat krem të mureve, të përshtatura me detajin e travertinës dhe teksturat e linose, si edhe parketi me nuanca mjalti; detaje këto që e diferencojnë, duke e quajtur kështu A Gentle One. Një mur i veçantë me motivet e dallgëve të çrregullta thyen linjat e pastra dhe sjell lëvizje dhe karakter brenda hapësirës.

Çdo mobilje apo detaj i apartamentit është dizenjuar për të funksionuar në hapësirë dhe në kontekstin e duhur, për t’iu përshtatur nevojave dhe preferencave të klientit.

Tekton08 Studio shquhet për qasjen e saj të hollësishme ndaj materialeve dhe hapësirave, duke interpretuar konceptin e projektit në mënyrë që estetika, funksionaliteti dhe ndjesia perceptuale të harmonizohen në çdo element.

Çdo vendim mbi materialet – nga përzgjedhja e sipërfaqeve deri te kombinimi i teksturave dhe tonaliteteve – lidhet me volumet, ndriçimin dhe dinamikën e hapësirës.

Rezultati është një realizim i projektit me precizion të lartë, ku 99% e renders përkthehen besnikërisht në zbatim, duke siguruar që vizioni arkitektonik të materializohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të integruar me ambientin.